Hashim Thaçi me një mesazh pas rrëzimit të murit!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për heqjen e murit në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se dialogu është i frytshëm, dhe se duhet të ndërtohen ura e jo mure.

“Jemi pajtuar me Përfaqësuesen e Lartë, Mogherini se duhet të ndërtojmë ura, jo mure. Dialogu është i frytshëm”, ka shkruar Presidenti i Kosovës.

Muri u rrënua sot gjatë ditës, kurse këtë vendim e përshëndetën edhe Apostolova dhe Federica Mogherini.

Temat
LajmeVend

Të afërta