Bersant Celina ka thënë se ka humbur respektin për tifozët që mbanin sot pankartën ‘Kosova është Serbi’
Ylli i Kombëtares së Kosovës dhe Twentes, Bersant Celina ka reaguar ndaj tifozëve që mbani sot një pankartë në ndeshjen ndaj Feyenoordit, ‘Kosova është Serbi’.
Ai tha se nuk dëshiron të keqkuptohet, por nuk ka asnjë respekt për tifozët që bëjnë diçka të tillë.
“Mos më keqkuptoni. Unë u dua fansat tanë. Ne kemi tifozët më të mirë në këtë vend, por, unë nuk kam respekt për atë që bënë disa individë sot”, ka shkruar Celina në Twitter. /Express/

