Botë

Xherdan Shaqirit nuk i intereson për klubin e tij (FOTO)

By first-channel.tv

February 04, 2017

Stoke City ka zhvilluar sot (e shtunë) ndeshjen e xhiros së 24 në Premierë Ligë si mysafir në stadiumin “The Hawthorns” ndaj West Bromwichut.

Skuadra e trajneri Mark Hughes ka pësuar humbje me rezultat minimal 1 me 0 pas golit të hershëm të shënuar nga mesfushori qendror James Morrison në minutën e 6′ të ndeshjes, shkruan portali arbresh.info.

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili nuk ka qenë pjesë e ndeshjes për shkak të lëndimeve, duket i lumtur pavarësisht disfatës së pësuar.

Shaqiri orë më parë ka postuar një foto në ‘Story’ të rrjetit social Instagram ku shfaqet i buzëqeshur duke pirë kafe në Londër.