Botë

Stamboll, 11 të dyshuar për sulmin terrorist në klubin e natës

By first-channel.tv

February 04, 2017

Njëmbëdhjetë të dyshuar që kanë lidhje me sulmin terrorist të natës së Vitit të Ri në klubin e natës në Stambollit u paraqitën në gjykatë të premten vonë, ka thënë një burim gjyqësor.

Gjykata në Stamboll urdhëroi të dyshuarit, duke përfshirë edhe gruan e sulmuesit të dyshuar në klubin e natës Abdulgadir Masharipov, Zarina Nurullayeva që të përfshihet në akuzën e përpjekjes për ndryshim të rendit kushtetues dhe anëtarësim në organizatë të armatosur terroriste, sipas burimit, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur për mediat.

Në mesin e të dyshuarve janë: Bakhtiiar Abdurashidov, Matitibake Tusunmaimaiti, Maimaiti Jumainiyazi, Sabri Benthabet, Adil Salimu, Islam Magomedov, Tuersung Xianmixiding, Abdullah Turkistanli, Rakhnamo Zaidzhankizi dhe Gulsaya Tlegenova.

Në klubin e natës jetën e humbën 39 persona kur sulmuesi i dyshuar Abdulgadir Masharipov, hapi zjarr ndaj personave që kishin shkuar për të festuar vitin e ri në klubin Reina në qarkun Ortakoy të Stambollit. Masharipov u arrestua muajin e kaluar në periferi të Stambollit.