Showbiz

Rozana Radi krijon një poezi për Dritëro Agollin (Foto)

By first-channel.tv

February 04, 2017

Ajo është cilësuar si një nga tekstshkrueset më të mira të showbiz-it dhe padyshim nuk e ka pasur fare të vështirë që të krijojë një poezi për shkrimtarin e saj të zemrës, Dritëro Agollin.

Ndryshe nga shumë personazhe publike, që në shenjë respekti për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar (i cili u nda nga jeta vetëm pak orë më parë) kanë postuar poezitë e tij të mrekullueshme, Rozi Radi ka krijuar një të tillë posaçërisht për të.

Ja krijimi i Rozit për Agollin:

Po të kërkoj tani në raft Te librat që mbajnë emrin tënd, Ti je poeti i shpirtit të marrë Në çdo varg e në çdo shkronjë.