Showbiz

Pritja më romantike nga Blero për Afronën (Foto)

By first-channel.tv

February 04, 2017

Çifti i njohur, Blero dhe Afrona Dika ka kohë që kanë marrë primatin e njërit prej çifteve më të njohura në vendin tonë.

Udhëtimet e takimet e shumta të përbashkëta kanë bërë kështu që vëmendja mediatike të mos largohet për asnjë moment nga ta.

Lajmi kryesor i ditëve të fundit padyshim ka qenë fejesa e tyre teksa e përpos saj duket se nuk kanë munguar as surprizat tjera të cilat Afrona dalëngadalë po i zbulon.

Me tu rikthyer në Zvicërr, bukuroshja shfaqi edhe një fotografi ku shihej pritja magjepsëse që i bëri i dashuri i saj sa ishte ajo në Kosovë duke shkruar se po i mungon vërtetë shumë tashmë.