PD: Ndalimi i drejtuesve të lartë të Tahirit, dëshmia e kriminalizimit të shtetit

Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me arrestimin e dy shefave të policisë, pas hetimeve të Prokurorisë ku dy drejtorët e Policisë në Tepelenë dhe Vlorë rezultuan të implikuar në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Përmes një deklarate për mediat, Enkelejd Alibeaj tha nga selia blu, se arrestimet me urdhër të Prokurorisë, dëshmuan edhe një herë tjetër pushtetin e lidhur me krim, dhe kriminalizimin e Policisë së Shtetit.,

Deklarata për mediat:

Ndalimi i dy drejtuesve të lartë të policisë në Vlorë dhe në Tepelenë, me urdhër të Prokurorisë, si të lidhur me kultivimin e trafikimin e drogës, është dëshmia më e fortë e kriminalizimit të shtetit, e vënies së shefave të policisë së Saimir Tahirit dhe Edi Ramës në krye të biznesit të hashashit.

Ndalimi së fundmi i këtyre dy drejtuesve, konfirmon të vërtetat e denoncuara nga Partia Demokratike prej 3 vitesh, për përfshirjen e njerëzve të Tahirit në trafikun e drogës, për haracin që ata marrin nga ky biznes kriminal, deri në 40 përqind për një rrënjë.

Nuk është rastësi që këta drejtues janë pikërisht në Vlorë dhe në Tepelenë, pikërisht në zemrën e territorit të kultivimit dhe trafikimit të drogës, pikërisht në zonën ku gjenden më besnikët e Saimir Tahirit.

Dhe të dhënat që dolën sot në media, flasin për lidhje të këtyre zyrtareve me grupe të strukturuara kriminale, të cilët i ndihmonin duke dekonspiruar aksionet e policisë.

Çdo qytetar, dhe ne, e dimë mirë se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Ne inkurajojmë prokurorinë të thellojë hetimet, pasi drejtues të lartë janë të përfshirë në këtë biznes kriminal, dhe zinxhiri të con tek Tahiri dhe Edi Rama.

Ky inkriminim i shtetit, ky kanabizim i vendit, janë një motiv për cdo qytetar, për cdo shqiptar për të kërkuar drejtësi, për tu bashkuar në protestën e madhe të 18 shkurtit. Droga është krim që helmon shoqërinë, dhunon votën, ndalon të ardhmen e vendit. Ndaj duhet të bashkohemi, ta ndalim këtë të keqe.

Me 18 shkurt, kundër drogës, kundër krimit, kundër shefave të Thairit dhe Ramës që punojnë me trafikantët, për ti dhënë vendit, rend, siguri dhe punë të ndershme.

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta