Lajme

Ia heqin “kungjat”, rebelohet Shpend Ahmeti!

By first-channel.tv

February 04, 2017

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar disa fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shihet se si janë hequr disa “kungja” në një nga rrugët e kryeqytetit.

Ai ka thënë se këta “kungja” që janë hequr qëllimisht, do të vendosen.

“Si duket dikush me qëllim? Ne prapë i vendosim, e prapë pastaj deri në vendosjen e rregullit”, ka shkruar ai në FB.