Chelsea shkatërroi Arsenalin në derbi, kjo është deklarata e Contes

Antonio Conte ka folur pas fitores në derbin londinez ndaj Arsenalit.

Chelsea ka fituar 3-1 ndaj Topçinjve duke vulosur kandidaturën si kryesues i listës për të fituar titullin e këtij sezoni në Premierligë.

Trajneri Antonio Conte, është deklaruar i kënaqur pas fitores, por ka shtuar se nuk ishte e lehtë të fitosh kundër një skuadre si Arsenal.

“Jam i kënaqur me fitoren dhe rezultatin. Nuk ishte e lehtë të fitojmë kundër Arsenalit, një skuadre mirë të organizuar”, ka deklaruar Conte.

Temat
Sport

Të afërta