Edhe Porti i Vlorës i është nënshtruar masave të shtuara të sigurisë, gjë të cilat kanë qenë shumë të pakta deri ditën e djeshme. Sipas drejtorit të portit, Admir Malaj, masat kanë ardhur në kuadër të sigurisë portuale dhe përforcimin e masave kundër terrorizmit.
Rreth 20 kamera janë vendosur në pikat kyçe në territorin e portit të Vlorës, ku disa prej tyre janë të levizshme dhe rrotullohen 360 gradë.
Vendosja e këtyre kamerave bën të mundur vëzhgimin e të gjithë territorit të portit, shkruan Shqiptarja.com
”Muajt e fundit është përmirësuar goxha rrjeti i kamerave pas një investimi të bërë në fondet e portit. Gjithashtu është perforcuar perimetri i portit dhe të gjithë njerëzit që futen në port janë të identifikueshëm”,u shpreh Malaj.
Gjithashtu për rrethimin portit janë vendosur tela mborjtëse për të përforcuar masat e sigurisë në pikën kufitare.