Nikoliq nuk përmbahet më, ja si e quan Thaçin

Presidenti serb Tomisllav Nikoliq, e ka ofenduar rëndë presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçin, të cilin e ka quajtur kriminel.

Këto deklarata, ai i ka bërë pas takimit të fundit në Bruksel më 24 janar, shkruan Kurir.

Ai ka thënë, se Thaçi është kriminel lufte dhe kjo është arsyeja pse ai nuk mund të përputhet me qëndrimet e tij.

Nikoliq e ka konfirmuar për Kurir se është e vërtetë se i ka thënë Thaçit kriminel.

“Nuk mund të heshtë, kam thënë se ai ishte i akuzuar për krime lufte dhe për këtë arsye nuk përputhem më të. Gjithashtu jam i brengosur nëse një person i tillë mund të ketë legjitimitet për të negociuar. Nuk kam bërë ndonjë skandal, i kam zgjatur dorën në sallën e konferencave dhe i kam thënë”, tha Nikoliq.

Ndryshe, mbrëmë në Bruksel është mbajtur raundi i ri i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. /Lajmi.net/

Temat
LajmeVend

Të afërta