Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Dritëro Agolli. Shkrimtari i mirënjohur vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Agolli u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare.
Shkrimtari i madh, Dritëro Agolli është shuar mesditën e sotme në Sanatoriumin e Tiranës ku qëndronte i shtruar prej disa ditësh.
Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar shumë kohët e fundit.