Meta me strukturat e partisë: LSI është një lokomotivë integruese për të gjithë vendin

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në një takim me strukturat e njësive administrative Farkë, Baldushk, Petrelë, Bërzhitë dhe Krrabë.

Gjatë fjalës së tij Meta tha se LSI është një lokomotivë integruese për të gjithë vendin.

“LSI është një lokomotivë integruese për të gjithë vendin tonë.

Përmes nxitjes së reformave që e çojnë vendin në mënyrë të sigurt drejt anëtarësimit në BE.

Shqipëria ka nevojë për qetësi, normalitet, arsye, debat, por jo për sherr e konflikt pafund.

Njerëzit e shohin LSI-në si një forcë të madhe të stabilitetit, normalitetit të vendit dhe funksionimit të institucioneve”, u shpreh Meta.

Gjate aktiviteti u shperndane 700 karta te reja anetaresie.

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta