Botë

Fermeri me diplomë Uellsi

By FIRST CHANNEL

February 03, 2017

Jemi të krijuar të jetojmë në liri dhe prej ne varet nëse do të shfrytëzojmë këtë dhunti më të vlefshme.

Kurse Vasill Morfov e di sesi të bëjë zgjedhje. Të niset për në Uells, që të studiojë për marketing. Të punojë pak në Londër. Të kthehet me idenë të bëjë biznes në harmoni me jetën.

Në moshën 26 vjeçe ai synon drejt qëllimeve të qarta. Përpara një viti zgjedh të jetojë në fshatin e krahinës së Stranxhës – Brodillovo, i cili gjendet vetëm në 10 kilometra nga deti, një vend me një natyrë çuditërisht të bukur dhe një ajër të pastër. Këtu ai formon fermën e vet biologjike dhe fillon të ndjekë ëndrrën e tij të madhe të mund të bashkojë blegtorinë me turizmin modern ekologjik. Në bazë të shembullit të shumë vendeve perëndimore, në të cilat miqtë shijojnë natyrën e bukur, por po kështu u ndihmojnë pronarëve në punë dhe marrin pjesë në mënyrë të plotë vlefshme në jetën e fermerëve.

Vasill Morfov fillon me 10 hektarë, kurse tani përpunon 220 hektarë tokë, të cilën nga një tokë të punueshme duhet ta kthejë në kullotë. Sepse qëllimi i tij bazë është të dalë në treg me një mish organik. “

Që të mund të merret certifikata globale organike për mishin, duhet të plotësohen kërkesa të caktuara. Më e rëndësishme është se, është e domosdoshme të ndiqet i gjithë procesi i rritjes së kafshës, përfshi dhe ushqimi. Një kusht i detyrueshëm është që përbërja e ushqimit të ketë po këto standarde organike – sqaron Vasill Morfov. – Siç e dini, produktet organike aktualisht janë një tendencë në Evropë, e cila hyn dhe në Bullgari dhe kjo për fermën time do të thotë, se do të fitojë një prioritet mbi prodhimin konvencional. Si parim çmimet e mishit organik janë mjaft më të larta, kurse garancia për një produkt shëndetësor del nga kjo certifikatë.”

I drejtuar nga kureshtja fermeri i ri blen disa buaj nga raca e kërcënuar “Mura Bullgare”, me qenë se në Brodillovo ka një traditë në rritjen e buajve. Dalin se janë kafshë të qetë dhe punojnë – jo rastësisht në kohën e kaluar një pjesë e madhe nga puna ka rënë mbi shpinën e këtyre kafshëve. Për ndryshe Vasill Morfov mbështetet kryesisht mbi kafshët e trashë për mish si gjedhë.

“Aktualisht kopeja ime është e përbërë prej rreth 125 kafshë – lopë, viç dhe 10 buaj. Për shkak të certifikatat organike tek unë nuk lejohet marrja e qumështit nga lopët dhe ato të jenë të veçuara nga viçat-thotë fermeri. Mishi është produkti, të cilin dua ta nxjerr në treg, bashkë me produktet e përpunuara prej mishi – llukanik, pastërma e kështu me radhë. Dëshira ime e madhe është që në fund të vjeshtës të kemi një produkt në treg. Dhe pavarësisht se tanimë kam një kontakt me disa rrjete tregtare, punoj mbi ndërtimin e një rrjeti logjistik personal, që të mund të shkurtoj rrugën midis prodhuesit dhe klientit përfundimtar. Shpresoj se, kjo është mënyra e vërtetë për zhvillim, me qenë se sa më shumë njerëz të jashtëm janë të lidhur nëpër sistem, kaq më i cenuar është prodhuesi bullgar. Kjo është një gjë e cila duhet të shmanget që këtu e tutje.”

Vasill Morfov beson tek suksesi, sepse gjithnjë e më shumë njerëz janë të vëmendshëm për atë që konsumojnë dhe kërkojnë produkte të pastra. Kjo është e vlefshme për vërsnikët e tij, nënvizon ai, sepse ata mundohen të zhvillojnë një jetë të shëndetshme dhe shpesh vizitojnë tregjet biologjike. Fermeri po kështu është i mendimit se, duhet të bëjmë pazar në rajonin tonë dhe në qoftë se është e mundur, të gjejmë ndonjë gjyshe në fshat nga e cila të furnizohemi me një ushqim ekologjik.

Pavarësisht dhe në fillim, fermeri i ri tanimë fiton dekorata për sipërmarrësin e tij. Komisioni agrar i rrethit në qytetin Burgas i dha dekoratën “Kthim në të ardhmen”, e cila simbolizon rininë, ndryshimin tipin e papërmbajtur. Dhe me të vërtetë, ajo me të cilën është kapur Vasill Morfov, i dedikohet ditës së nesërme, sepse ai do që të na furnizojë me ushqimin më të pastër, të rritur me shumë dashuri dhe një kujdes për natyrën.(bnr)