Lajme

Daut Haradinaj: ta krijojmë Ushtrinë e Kosovës!

By first-channel.tv

February 03, 2017

Edhe një thirrje për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj i cili është edhe Kryetar i Komisionit Parlamentar për sektorin e FSK-së, në një postim në profilin e tij në FB, ka thënë se qëndrimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit dhe qëndrimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për krijimin e ushtrisë së Kosovës duhet të jetësohet me formimin sa më të shpejtë të Ushtrisë së Kosovës. Në vijim postimi i Haradinajt:

Qëndrimi i shprehur në Kosove i Sekretarit te Përgjithshëm të Nato-s dhe i Sekretarit Amerikan të Shtetit se Kosova e ka përgjegjësinë për krijimin e Ushtrisë është përcaktim i përbashkët i yni dhe i partnerëve. ”Kosova është në një situatë kur NATO garanton paqen dhe sigurinë dhe se është në duart e Kosovarëve dhe intitucioneve të tyre që të krijojnë ushtrinë e tyre” Pra të gjithë ata që nuk kanë kurajo e as vizion se si duhet të krijohet ushtria e Kosovës, te ndalën së manipuluari e të lëvizin dhe ta krijomë ushtrinë.