Aguero në Real Madrid? Shikoni çfarë po ndodh me Moratan

Duket se Pep Guardiola nuk e dëshiron largimin e Sergio Agueros nga “Etihad Stadium”
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është i lumtur me paraqitjet e Sergio Agueros, i cili foli në konferencë për media edhe për interesimin e Real Madridit për argjentinasin, transmeton Gazeta Express.

“Nuk ka asnjë dyshim se Aguero është lojtar me kualitete të mëdha”, tha Guardiola. “Nuk ka asnjë dyshim që unë jam shumë i lumtur me atë që ai po bënë”.

“Klubet e mëdha kanë nevojë për sulmues të mëdhenj. Në Real Madrid Alvaro Morata nuk po luan. Sergio mbetet një ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën tonë”, shtoi më tej Guardiola kur u pyet për interesimin e Los Blancos.

Temat
BotëSport

Të afërta