Botë

Thaçi lavdëron Ramën për atë që tha në Beograd

By first-channel.tv

February 02, 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lavdëruar paraqitjen e kryeministrit, Edi Rama në Beograd dhe deklaratat e tij për Kosovën.

Thaçi, i ftuar në Zona e Debatit bashkë me Edi Ramën, pohoi se megjithatë s’mund të ketë marrëdhënie të mira Shqipëri – Serbi po raporte të mira Kosovë – Serbi.

“Serbia ka pasur nevojë ta dëgjojë nga zëri zyrtar i Shqipërisë, atë çfarë kryeministri Edi Rama ka thënë në Beograd”, pohoi Thaçi.

“Por, dua të them se sa më të mira të jenë raportet Prishtinë – Beograd, do të jenë më të mira edhe Tiranë – Beograd. Ndryshe s’mundet të ketë raporte të mira”.

Thaçi ka deklaruar edhe se ka konsulta të vazhdueshme me Shqipërinë në raport me dialogun në Bruksel, por edhe për çështje të tjera.