Tension në kufirin detar turko-grek

Anijet e rojës bregdetare turke dhe greke për pak sa nuk janë përplasur të mërkurën pranë ishujve të Karadakut, të diskutuar mes dy shteteve.

“Sabah” thotë se fillimisht një avion i Rojës Bregdetare Turke fluturoi gjashtë herë shumë poshtë mbi ishujt e pabanuar rreth orësh 14:30 (16:30 me orën shqiptare).

Kjo u pa si “provokim” nga një anije e rojës bregdetare greke, e cila hyri në ujërat territorialë të Turqisë.

Ndaj anijes greke ndërhyri një luftanije dhe dy anije të tjera të rojës bregdetare turke duke e detyruar të tërhiqet në ujërat greke.

Ndjekja mes anijeve të dy rojave bregdetare zgjati për rreth 45 minuta. “Sabah”thotë se gjendja e tensionuar në rajon vazhdon me anijet e të dy shteteve që presin pak dhjetëra metra larg njëra-tjetrës.

Më herët gjatë ditës, zv/Kryeministri turk, Veysi Kaynak, tha se Ankaraja “nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që Greqia të hapë territore të reja.”

Ndërkohë, Ministria turke e Punëve të Jashtme ka theksuar se opinioni publik ndërkombëtar e di pozicionin e Turqisë mbi ishujt e Karadakut, të cilët i shikon si pjesë e territorit turk.

Në 1996-ën Turqia dhe Greqia u përplasën në atë që njihet si Kriza e Karadakut. Të dy shtetet zbarkuan ushtarë në dy ishujt e pabanuar dhe për pak u shmang një përplasje frontale mes dy ushtrive.

Dy ishujt e vegjël shkëmborë të Imias apo Karadakut ndodhen në Detin Egje mes vargut të ishujve grekë Dodecanese dhe brigjeve jugperëndimore të territorit turk. /tvklan.al

Temat
BotëLajmeRajon

Të afërta