Lajme

Shpend Ahmeti reagon ndaj deklaratës së Presidentit Thaçi

By first-channel.tv

February 02, 2017

Pas deklaratës së Presidentit Thaçi ‘’se më i rrezikshëm është ajri i ndotur në Prishtinë, sesa muri në Veri tek ura e lumit Ibër’’ ka reaguar menjëherë dhe Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Në një status të publikuar Ahmeti ka replikuar ndaj deklaratave të Presidentit Thaçi në Zona e Debatit në Klan Kosova.

Sipas Kryetarit Ahmeti, për presidentin e vendit problem më i madh del të jetë qeverisja në Prishtinë se sa situate në veri dhe Beograd, njofton Klan Kosova.

Për më shumë ja dhe statusi i plotë i Ahmetit:

”Për Hashim Thaçin problem më i madh është qeverisja në Prishtinë, se sa situata në veri dhe Beogradi. Në çdo pyetje për veriun e përmend Prishtinën” ka përfunduar Shpend Ahmeti, njofton Klan Kosova.