Nuk kanë të ndalur lajmet e këqija për Milanin, lëndohet një tjetër lojtar (Foto)

Luca Antonelli do të jetë jashtë fushave për dy javë
Mbrojtësi i majtë i Milanit, 29 vjeçari Luca Antonelli, ka pësuar një lëndim në stërvitje gjatë ditës së djeshme, i cili do të jetë jashtë fushave për së paku dy javë.

Lajmin është konfirmuar nga klubi italian, sipas të cilëve lojtari ka pësuar një tërheqje muskulore dhe se do të jetë jashtë fushave për dy javë teksa më pas do të kryejë sërish disa teste mjekësore për të parë nëse është i gatshëm të rikthehet në fushë.

Ky është një lajm i tmerrshëm për Montellan, pas lëndimeve të Giacomo Bonaventura, për të cilin ka përfunduar sezoni, dhe humbjes së Mattia De Sciglios për disa javë. /Express/

Temat
BotëRajonSportVend

Të afërta