Botë

Muller ‘shpërthen’ ndaj shokëve: Ja fajtori për formën e dobët të Bajernit

By first-channel.tv

February 02, 2017

Sulmuesi anësor i Bajernit të Mynihut, Thomas Muller ka shpërthyer me kritika ndaj shokëve të skuadrës.

Në një intervistë për “ESPN”, gjermani tha se forma e dobët e Bajernit vjen për shkak se lojtart e klubit tij nuk po japin maksimumin.

“Golat e mia nuk janë të njëjta si në vitet e fundit. Kur ekipi nuk është duke luajtur mirë, është gjithmonë një problem për mua, sepse unë nuk jam një lojtar individual, Unë nuk do të marrë topin në mes të fushës dhe t’i kalojë të gjithë kundërshtarët. Kur pozicionimi dhe topi në lojë nuk sillet mirë, atëherë loja ime është asgjë”, u shpreh ai.

Muller vazhdon të zhgënjejë me formën e tij fizike pasi gjatë 24 ndeshjeve të këtij sezoni në Bundesligë ka shënuar vetëm 1 gol.