Sport

Milani afër një transferimi të madh pavarësisht mbylljes së afatit kalimtar (Foto)

By first-channel.tv

February 02, 2017

Martin Caceres është afër transferimit në Milan Pas lëndimit të Mattia De Sciglios dhe Luca Antonelli, Milan është hedhur në sulm për një mbrojtës dhe i vetmi që mund të luajë është ish mbrojtësi i Juventusit e Barcelonës, Martin Caceres, transmeton Gazeta Express.

Martin Caceres ka kohë që është pa skuadër dhe 29 vjeçari mund të transferohet në San Siro gjatë kësaj jave, pavarësisht se afati kalimtar i janarit është mbyllur.

Lajmin e bën të ditur Milan TV, sipas të cilit ish lojtari i Barcelonës do të jetë si transferim i detyruar për Montellas, pas lëndimeve të Mattia De Sciglios dhe Luca Antonelli. /Express/