Milan i bën konkurrencë Juves për yllin e Lyonit (Foto)

Edhe Milan ka hyrë në garë për transferimin e Corentin Tolisso nga Lyon.

Lideri i Serie A, Juventusi nuk do të jetë ekipi i vetëm italian që do të tentoj ta blejë Corentin Tolisso nga Lyon gjatë verës.

Sipas Gazzetta dello Sport, në garë për mesfushorin francez ka hyrë edhe skuadra e Milanit, përcjell Express.

Tolisso është objektiv i ‘Zonjës së Vjetër’ që nga vera e kaluar, por deri më tani nuk ka arritur ta bëjë te vetin.

Lojtari ka kontratë me gjigantin francez deri në vitin 2020, derisa katoni i 22 vjeëarit llogaritet rreth 30 milionë euro. /Express/

Temat
BotëRajonSport

Të afërta