Kelmendi: Favorizimi i produkteve serbe ka nisur me njerëzit e paaftë e të padijshëm të Qeverisë të Përkohshme

Sistemi ekonomik i Jugosllavisë ka qenë një tërësi dhe pas përfundimit të luftës, marrëveshjet ndërshtetërore që i ka pasë Jugosllavia nuk kane vleftë veç për Kosovën.

“Kjo ka bërë që prodhimi kosovar me qenë prej 3-8 për qind ma shtrenjtë në tregun e Kosovës në raport me shtetet fqinje. Ky ka qene diskriminim për prodhuesit kosovare”, ka thënë në emisionin Rrokum Rroll në TV Rrokum, zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi.

Sipas tij, favorizimi i produkteve të Serbisë, në Kosovë, ka nisur menjëherë pas lufte nga, siç thotë ai, “njerëzit e padijshëm të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës”.

“Për politikat ekonomike, vendime në atë kohë merrnin njerëzit e padijshëm e të paaftë që kanë favorizuar produktet e huaja. Kjo politikë është zbatuar deri vonë dhe tash jemi duke e rregulluar”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta