Art

Irena Gjoni, fituese e dyfishtë e konkursit letrar “Pena e Flakës

By first-channel.tv

February 02, 2017

Juria profesionale ka vlerësuar krijimet e saja me vendin e parë, si në kategorinë e poezisë, ashtu edhe atë të prozës, shkruan KultPlus.

“Flaka e Janarit 2017” në Gjilan, manifestimi tradicional shumëkulturor e mbarëkombëtar, në një nga tri shtyllat e veta kryesore, ka Penën e flakës. Krahas Orës së madhe ku fitoi poeti Agron Tufa, një pjesë e rëndësishme e Penës, ishte edhe konkursi letrar anonim për poezi dhe tregim të shkurtër.

Në konkursin letrar anonim Flaka e janarit 2017 kanë marrë pjesë një numër i madh i krijuesve, qoftë i poetëve, qoftë i tregimtarëve. Në konkurs kanë mbërritur 97 poezi dhe 44 tregime të shkurtra dhe të gjitha kanë hyrë në garën për të fituar njërin nga tri shpërblimet si dhe të propozohen për botim në revistën Agmia.

Juria që i vlerësoi, përbëhej nga: Anton Nikë Berisha, kryetar, Alketa Spahiu, anëtare, Mehmetali Rexhepi, anëtar, të cilët morën vendim që çmimet e këtij konkursi të shkojnë për këto poezi shpërblimi i parë i jepet poezisë: “A H PENELOPË QE THUR E SHTHUR VETEN”, shifra: Gladiatori.

Irena Gjoni Sarandë, shpërblimi i dytë poezisë: “Ëndërra e saj”, shifra: E kujt ishte andrra, doli të jetë e poetit dhe publicistit nga Prishtina, Fadil Lepajës, shpërblimi i tretë poezisë “Lyra e shpirtit tim”, shifra: Dëgjoje zërin tim, doli të jetë e poetes vushtriase, Ermira R. Jusufit.

Kurse në prozë, shpërblimi i parë i jepet tregimit: “Njeriu me ngjyrën e tokës”, shifra: Aviatori Irena Gjoni Sarandë, shpërblimi i dytë: “Ti dhe hëna’, shifra: Hëna. Ende nuk është deshifruar. Shpërblimi i tretë: ‘Te qershia e kuqe”, shifra: Kokrra e qershisë dhe “Aromë bujarie”, shifra: Diaus. Pas deshifirimit, dolën të jenë, Muhamet Halili nga Gjilani si dhe Linditë Doda nga Burreli (Shqipëri).

Befasia qëndron se pas verifikimit të shifrës, rezulton se fituese e çmimi të parë të konkursit letrar anonim si në poezi dhe në prozë, është poetja dhe prozatorja nga Saranda, Irena Gjoni.