Hazard tregon dallimin mes Mourinhos e Contes, godet portugezin me këtë deklaratë

Ylli belg i Chelseat, Eden Hazard, ka treguar dallimet kryesore në mes të ish-trajnerit dhe trajnerit aktual të Chelseat.

Eden Hazard ka zbuluar se Chelsea “punon më tepër në stërvitje” nën menaxhimin e Antonio Contes se sa kur Jose Mourinho ishte menaxher.

Chelseat nën menaxhimin e Contës është lider me nëntë pikë diferencë nga ndjekësi i parë, Tottenhami, përkundër barazimin prej 1-1 me Liverpoolin mbrëmë në Anfield Road.

“Në aspektin taktik dhe në stërvitje bëjmë më tepër me Conten. Punojmë shumë në aspektin taktik të pozicionimit dhe e dimë me saktësi se çfarë duhet të bëjmë në fushë, ku duhet të shkoj unë dhe ku duhet të shkojnë mbrojtësit.

Me Mourinhon, ai vendoste një sistem por ne nuk punonim shumë. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë sepse luajmë futboll, por ndoshta automatizmi ishte paksa më ndryshe”, është shprehur Hazard, i cili ka rigjetur formën e dikurshme nën menaxhimin e Contes.

Temat
Sport

Të afërta