Çka po kërkon Labi në Tiranë, bashkë me Veselin (Foto)

Ish prezantuesi i TV 21, Labinot Gashi e ka lënë Gjermaninë për të shkuar në Tiranë.
E në kryeqytetin shqiptarë ai është takuar me disa miq të tij të vjetër, përfshijë këtu edhe fituesin e Big Brother, Vesel Kurtishaj.

Po tij ai është takuar edhe me Soni Malaj dhe me Stinën.

Ata duket se kanë kaluar një natë të nxehtë në njërin prej klubeve kryesore në kryeqendrën shqiptare, ndërkaq nuk dihet se Labi a ka oferta për të punuar në emisione edhe në Shqipëri jo vetëm në Kosovë, shkruan GazetaExpress.

Para disa dite u tha se Labi pritet që karrierën ta zhvillojë në RTK, por ende nuk ka asgjë konkrete në këtë rast.

Është thënë që edhe drejtuesit e TV 21 e kanë ftuar atë që të rikthehet në pozitën që ka qenë. /GazetaExpress/

Temat
Showbiz

Të afërta