Vuçiq falënderon kryeministrin grek për mosnjohjen e Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas takimit me kryeministrin grek, Alexis Tsipras e ka falënderuar për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Vuçiq në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin grek Alexis Tsipras, tha se të dy vendet janë të përgatitura për masa konkrete dhe për bashkëpunim të ndërsjellët, që do të jenë në interes të qytetarëve të të dyja vendeve, shkruan Tanjug, transmeton lajmi.net.

Kryeministri Tsipras, u zotua para Vuçiqit se Greqia nuk po ndryshojë qëndrimin rreth Kosovës dhe do të mbështes Serbinë në rrugën e saj në BE.

“Jemi të gatshëm që të kontribuojmë në qëllimin e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Greqia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj në lidhje me çështjen e pavarësisë së Kosovës”, tha ai.

Temat
Lajme

Të afërta