Vodhi mbi 15 mijë euron në vendin e punës, arrestohet

Në rrugën “Tirana” në Gjakovë, dje në orën 20:55 është arrestuar një person nën dyshimin për vjedhje të rëndë.

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari, i cili ishte menaxher i një kompanie të derivateve për 4 muaj kishte vjedhur mbi 15 mijë euro në vendin e tij të punës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, menaxher i një kompanie të derivateve, pasi që i njëjti nga data 15.09.2016 kur ishte punësuar e deri më datën 28.01.2017 ka marr nga pazari një herë 8.500 euro dhe herën tjetër 7.000 euro”, thuhet në njoftimin e policisë, njofton lajmi.net.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Temat
LajmeVend

Të afërta