Vajza 18 vjeçare i dërgon letër prindërve të droguar

Chelsea Cameron ka shkruajtur një letër për të falenderuar prindërit e droguar se e mësuan të jetë e pavarur dhe ambicioze. Ajo, që në moshën 7 vjeçare është marrë nga punonjësit social dhe nuk i ka takuar prindërit.

Chelsea këmbënguli shumë dhe arriti të vazhdojë studimet e saj, edhe pse duhet të duronte fyerjet nga nxënësit e shkollës.

Në letër ajo tregon me krenari dashurinë që ka për prindërit e saj, mënyrën se si ata e mësuan se droga të shkatërron jetën dhe familjen.

“Mami dhe babi, faleminderit që më mësuat se droga të shktërron jetën, ndan familjen dhe nuk i jep askujt vlera të mira për jetën.

Unë do ju jem gjithmonë mirënjohëse për këtë mësim që më keni dhënë, i cili ka një mesazh që do të mbetet gjithmonë me mua.

Prej shembullit tuaj, unë nuk do të kem kurrë dëshirë të marr lëndë narkotike,” – shkruan Chelsea.
Pasi ka lexuar letrën në blogun e Chelsea, mamaja e saj Tammy thotë se ndihet fajtore për gjithçka dhe se është krenare për vajzën e saj.

18 vjecarja e mban mend pamjen e babait të saj, Alexander që kur policia erdhi dhe e mori në shtëpi.

Ndihet keq që prindërit nuk e panë teksa rritej, por e ka shkruajtur letrën për fëmijët që nuk duhet të ndikohen nga sjellja e prindërve të tyre.

Temat
Përgjithshme

Të afërta