Trump vë në pozitë të vështirë mbretëreshën e Britanisë

Vendimi i kryeministres britanike Theresa May që ta ftojë presidentin Donald Trump për vizitë shtetërore në Britaninë e Madhe, e ka vënë mbretëreshën në një pozitë shumë të vështirë.

Kështu ka thënë Lord Ricketts, ish sekretari i Zyrës për Punë të Jashtme për BBC-në, duke shtuar se ftesa e shpejtë e May për Trump, e ka surprizuar, transmeton Klan Kosova.

Një peticion që bën thirrje për anulim të vizitës ka marrë më shumë se 1.6 milionë nënshkrime. Ndërsa një tjetër peticion pro vizitës, ka pak më shumë se 70,000 nënshkrime.

Të hënën mijëra njerëz iu janë bashkuar protestave në Britani, kundër vendimeve të Trump për t’ua ndaluar myslimanëve të udhëtojnë në SHBA.

Ricketts ka thënë se është e paprecedentë që një president të ftohet për vizitë shtetërore që në vitin e parë të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Ai e ka cilësuar ftesën e kryeministres May si të pamatur dhe ka thënë se ajo e ka vënë në pozitë të vështirë Mbretëreshën për shkak se Trump për momentin po përballet me kritika të shumta rreth politikës së tij.

Temat
BotëLajme

Të afërta