Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme, nuk iu bind urdhrit ekzekutiv

Donald Trump ka shkarkuar Prokuroren e Përgjithshme amerikane Sally Yates, pasi ajo kishe refuzuar të zbatonte urdhrin ekzekutiv për ndalimin e përkohshëm të hyrjes në SHBA të shtatë vendeve me shumicë myslimane.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet “Yates tradhtoi Departamentin e Drejtësisë”.

Sally Yates ishte e emëruar nga ish-presidenti Barack Obama, transmeton lajmi.net.

Yates, Trump-i e zëvendësoi menjëherë me avokatin e Virxhinias Dana Boente, duke e bërë Prokuror të Përgjithshëm.

Yates i ka dërguar letër presidentit Trump duke i thënë se nuk do t’i bindet këtij vendimi të tij.

“Për sa kohë që unë do të jem Prokurore e Përgjithshme në Departamentin e Drejtësisë, nuk do t’i bindem urdhrit ekzekutiv”, ka shkruar ajo.

Vendimi i Trump për t’i ndaluar përkohësisht shtetasit e shtatë vendeve me shumicë myslimane hyrjen në SHBA, ka shkaktuar panik dhe protesta të shumta rrugëve të vendit.

Temat
BotëLajme

Të afërta