Gjatë mesnatës së djeshme, Policia e Kosovës ka bërë një kontroll në Prishtinë dhe Graqanicë.
Në Prishtinë, rruga “Xheladin Hana”, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substance te dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Në Ulpianë, Prishtinë, njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë të dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Dhe, në Graqanicë, njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull K-Shqiptar është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/