Plagosët një person në Gjilan, dy të arrestuar

Të dielën në orët e mbrëmjes është arrestuar një person pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një qytetari. Viktima ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

Siç ka raportuar Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në Rr. Arben Ramadani në Gjilan,

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Njësiti i hetimeve ka intervistuar edhe një të dyshuar mashkull K-Shqiptar dhe sipas tij deri te plagosja ka ardhur pasi që i dyshuari duke manovruar me armë aksidentalisht ka shkrepur arma dhe e ka goditur viktimën”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, raporton lajmi.net.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 6.35 mm e cila dyshohet të jetë shkrepur nga arma e llojit “Ekol Tuna “ e cila është konfiskuar. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje

Rastri është hapur si vrasje në tentativë. /Lajmi.net

Temat
LajmeVend

Të afërta