Ngrihen akuzat kundër sulmuesit të dyshuar të xhamisë në Kanada

Autoritetet në Kanada akuzuan një student francezo-kanadez në lidhje me të shtënat fatale ndaj gjashtë besimtarëve myslimanë, në një xhami në qytetin Kuebek.

Alexandre Bissonnette përballet me gjashtë akuza për vrasje dhe pesë për tentim-vrasje.

Sulmi ka ndodhur të dielën, gjatë lutjeve të mbrëmjes në Qendrën Kulturore Islamike të Kuebekut.

Nëntëmbëdhjetë veta po ashtu janë plagosur.

Sipas mediave, i dyshuari, në rrjetet sociale, ka pëlqyer vazhdimisht udhëheqësen e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen.

Një person me prejardhje marokene, i identifikuar si Mohamed Khadir dhe i arrestuar pas sulmit të së dielës, tani është duke u trajtuar si dëshmitar.

Temat
BotëLajme

Të afërta