Kjo modele shqiptare po “synon” Robertin e Nora Istrefit? (FOTO)

Pasi rrëfeu historinë e saj në ekran, 29 vjeçarja Linda me emrin e lindjes Rei tani është më e hapur dhe më e çliruar karshi botës.

Vajza me profesion modele dhe grimiere në Itali u largua nga Shqipëria si në vitin 1999 dhe u kthye në 2016-tën. Dashuria, mashkulli ideal për t’u martuar dhe gjithçka ndodh në botën e saj shpirtërore tani si femër brenda trupit femër, ajo i rrëfen me nota autoironie dhe sarkazme në këtë intervistë për revistën “Story”. Linda ka realizuar një set fotosh artistike ekskluzive ku ekspozon linjat pas operacioneve që ka bërë për të qenë kjo që është, një vajzë me forma të plota dhe tipare të pikturuara.

Rrëfimi për veten që bëre në ekran bëri bujë. Jeta jote u përmirësua apo u përkeqësua pasi fole hapur?
Para së të shfaqesha në ekran kam pasur shumë dyshime dhe frikë… Sot mund të them jam shumë e lumtur që vendosa të shkoj atje, sepse jeta ime është përmirësuar. Në Shqipëri ka pasur reagime shumë pozitive që unë nuk i prisja, ka pasur edhe kritika, por ato janë pjesë e botës së shoëbizit dhe nganjëherë janë të dobishme, sepse kritikët janë ata të cilët rrisin interesin e një figure publike.

Të gjithë pyesin shumë për linjat dhe seksin tënd. Ti je totalisht një femër, dhe si është realizuar kjo?
Unë jam krejtësisht femër tashmë në sajë të operacioneve që u jam nënshtruar. Dua të theksoj që jam ndier gjithmonë femër brenda vetes, që kur isha e vogël dhe kurrë nuk kam pasur qoftë edhe një dyshim të vogël mbi identitetin tim si femër. Ndërkohë sipas ligjit italian operacioni i gjoksit dhe vaginoplastika (ndërgyrja në organin gjenital) u mundësua pas tre viteve të kujdesit psikologjik. Pastaj unë nuk kam bërë shumë operacione në pamjen time, përveç disa ndërhyrjeve të vogla që sot i bëjmë rëndom shumë femra. Për shembull kam bërë paksa majën e hundës, kam rritur pak volumin e buzëve me acid hialuronic. Të njëjtën gjë kam bërë edhe me mollëzat. Sa i përket qimeve të trupit ato eliminohen me lazer. Shpesh duke më parë mendojnë se kam bërë sa e sa operacione për t’u dukur kështu, apo kushedi se sa kam kaluar, por askush nuk mund të gjykojë dikë për gjërat që s’dini për të. Unë nuk jam një djalë që u bë grua. Unë jam një grua e lindur në trupin e gabuar.

Je e dashuruar?
Jo, unë nuk besoj më aq shumë në dashuri.

Pse jo?
Sepse kur unë dua, dua me gjithë qenien time por pas dy zhgënjimeve të mëdha në dashuri mbeta pa forcën, që të jem në gjendje për të dashur dikë tjetër përveç meje. Dashuria është të japësh dhe të marrësh, po mesa duke kam dhënë aq shumë sa s’kam asgjë më për të dhënë.

Je natyrë romantike?
Po unë jam romantike në dashuri, aq sa qaj për një film. Nuk jam materialiste edhe pse e dimë se njerëzit janë egoistë, se nuk kanë guximin për të dashur dikë e për të shkatërruar veten. Zakonisht, kur ndjek një film romantik gjithmonë e di se çfarë do të ndodhë. Dhe jo se unë jam magjistare, por sepse unë e imagjinoj çfarë do të doja dhe se çfarë ndodh në film, gjë që në jetën e vërtetë nuk ndodh. Diçka mund të zgjasë deri në një vit, por duke u nisur nga ajo që unë kam vuajtur në jetën time, sot them se unë dua ose gjithçka ose asgjë.

Çfarë i tërheq djemtë tek ty?
Ahahahaha. Më vjen të qesh pasi duket pothuajse si pyetje ofensive. Në fakt, një njeri me një IQ të ulët nuk mund të më pushtojë dot, sepse mua tek një mashkull më tërheq truri i tij.

Për ty si është djali ideal?
“Me pamje nga mali, që të më lagë me champagne” (qesh) Përtej shakasë sjali ideal për mua duhet të jetë sa më i thjeshtë të jetë e mundur. Tipi i mashkullit që zgjohetnë mengjes lan dhëmbët, fytyrën dhe shkon në punë. Nuk më tërheqin meshkujt e bukur që rrinë para pasqyrës më shumë se unë, ose më vjedhin piskatoren që përdor unë për të modeluar vetullat. Unë jam në dijeni të imazhit tim sexy, që i frikëson shumë djemtë, por unë jam tërhequr nga ata që mendojnë kështu. Për mua paradat shoëbiz janë vetëm një mënyrë që njerëzit të mos mendojnë për dashurinë, sepse në ditët e sotme askush nuk mendon për marrëdhënie afatgjatë.

Ndalojmë tek martesa. Cili personazh i njohur të pëlqen për atë që është sa do të doje të lidhje jetën me të?
Në Shqipëri, ka shumë të tillë ndaj nuk mund të përmend vetëm një. E admiroj për pozitivitetin e saj Albana Osmanin, e më tej për bukurinë e saj, por në të njëjtën kohë ndjej respekt të madh dhe admirim për Alban Dudushin, i cili nuk nguroi të thoshte për mua se unë jam e bukur, pa marrë parasysh se çfarë do të thoshin rreth tij në media. Sa për pyetjen le të them se karakteri mashkull me të cilin dua të martohem është Robert Berisha. (qesh) Është i bukur, kujdeset shumë për pamjen, por është edhe një person me shpirt shumë të ndjeshëm dhe të ëmbël. Në jetë shumë gra duan të martohen vetëm për fustanin e bardhë, ndërsa unë vetëm që njerëzit të flasin për martesën time edhe një vit më vonë. E kuptoni sarkazmën time në këto momente besoj!

Kur bën dashuri e përjeton si një akt të zakonshëm apo diçka më shpirtërore?
Hera e parë që kam bërë dashuri ishte kur isha pothuajse 19 vjeçe. Për mua të bëj dashuri është një gjë normale. Unë nuk jam person tepër e matur apo hipokrite. Nëse unë ndihem mirë me një person nuk kam probleme për të bërë dashuri me të. Vetëm se dua të theksoj diçka që unë nuk e dua dashurinë apo marrëdhënien e rastit. Që unë të lejoj veten për të qenë në shtrat me dikë, kam nevojë për një njeri që rrëmben vëmendjen time dhe të jetë në gjendje për të bërë dashuri fillimisht me trurin tim e pastaj me mua.

Për të gjithë ata që lexojnë këtë intervistë dhe nuk pajtohen apo janë në anën tënde çfarë fjalësh do u drejtoje për t’u fituar zemrën?
Unë do të doja t’u them të gjithë atyre që lexojnë rrëfimin tim e që ende nuk më kuptojnë mua u them se shpirti nuk varet nga seksualiteti, pasi seksi nuk e ndryshon atë. E për të gjithë ata që më kritikojnë u them të përpiqen të jetojnë jetën e tyre dhe të luftojnë për gjërat që duan, sepse jeta është vetëm një dhe ajo është vetëm e jona. Gjithashtu dua t’ju falënderoj për këto pyetje të bukura që më bënë të të tregoj anën time autorinike, ashtu si unë jam në të vërtetë. Kjo pasi më pëlqen shumë të bëj shaka me veten.

Temat
Showbiz

Të afërta