Kaçanikas vdes në oborrin e vëllait, policia e cilëson ‘vdekje e dyshimtë’

Një person është gjetur pa shenja jetë në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij.

Vdekja është konstatuar dje rreth orës 17:35.

“ Raportohet se në rrethana të pa njohura është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij, viktima mashkull K-Shqiptar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Në trupin e viktimës nuk vërehen gjurmë vetëm disa lëndime në fytyrë që dyshohet të jenë shkaktuar gjatë rrëzimit në tokë”, ka njoftuar Policia e Kosovës, raporton lajmi.net.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Fillimisht, rasti është duke u hetuar si ‘vdekje e dyshimtë’.

Temat
LajmeVend

Të afërta