Hysaj largohet nga Napoli, nënshkruan me gjigantin e Premierligës? (FOTO)

Elseid Hysaj mund të transferohet te një gjigant i Premierligës, pas përfundimit të këtij sezoni.

Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli.

Arsenal dhe Chelsea kanë shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit shqiptar, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Mario Giufredi.

“Arsenal dhe Chelsea kanë vëzhguar Hysjan? Sigurisht që ekzistojnë vlerësime për të. Monitorohet nga skuadrat më të mëdha në Evropë. Por tani nuk mendojmë për gjëra të tilla dhe mendojmë për Napolin. Do të shohim në verë se si do të veprojmë”, deklaroi Giufredi, përcjell “lajmi.net”.

“Elseidi për momentin në kokë e ka vetëm Napolin. Për mua afati kalimtar i janarit nuk ekziston, ne do të shohim verës se çfarë do të ndodh”, ka theksuar Giufredi.

Temat
Sport

Të afërta