Zyrtare: Në këtë fshat të Strugës është shfaqur gripi i shpezëve

Është konfirmuar prania e sëmundjes ngjitëse Influenca aviare, përkatësisht gripit të shpezëve tipi AH5N8 tek shpezët në fshatin Moroishtë të Strugës, informoi sot drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Popovski.

Ai theksoi se virusi është me patogjenezë të lartë tek shpezët, por nuk paraqet zoonozë dhe nuk bartet tek njerëzit dhe në asnjë rast nuk mund të paraqesë kërcënim për shëndetin publik tek njerëzit.

“Rasti i parë është detektuar më 27 janar pas mbikëqyrjes aktive të shpezëve zbatuar në terren dhe është konstatuar në analizat laboratorike të Fakultetit për mjekësi veterinare. Menjëherë iu qasëm protokollit për përballje me gripin e shpezëve dhe atë në vetë vatrën të shkatërrohen tërë shpezët, në mënyrë të padëmshme të mënjanohet dhe të kryhet dezinfektim komplet “, tha Popovski.

Theksoi se janë marrë disa masa dhe janë shpallur dy zona të mbrojtura nën mbikëqyrje, ku në pajtim me rregulloren në terren po asgjësohen tërë shpezët dhe prodhimet e tyre që ishin në kontakt. Në terren janë aktiv 30 ekipe nga katër persona.

Si simptoma tek shpezët, Popovski i theksoi vdekshmërinë e lartë dhe rënien e plleshmërisë.

Sipas profesorit Aleksandar Dodovski, është pozitive se virusi është zbuluar tek shpezët e fshatit që jep kohë për reagim dhe neutralizim të plotë.

Në pyetjen e gazetarëve për ekzistim të ndalesave aktive për import të shpezëve, Popovski tha se ndalesa aktive ka ndaj të gjitha vendeve ku është paraqitur virusi, por se ndalesat nuk kanë të bëjnë me shtete të tëra por me rajone.

Temat
Shëndet

Të afërta