A zgjoheni në mes të natës? Mos i bëni këto dy gjëra

Të zgjoheni në mes të natës është një nga përvojat më frustruese.

Të dëshpëruar që të flini sërish në gjumë ju mund të shpenzoni orë duke u rrotulluar.

Disa persona e shikojnë orën, ndërsa disa të tjerë marrin një gotë ujë për të pirë.

Por tani i ashtuquajturi “mjeku i gjumit” ka zbuluar se këto janë dy gjëra që ju patjetër duhet të mos i bëni në qoftë se ju doni të flini sërish pasi zgjoheni natën.

Mos e shikoni orën

Frika që ju nuk keni edhe shumë orë për të fjetur mund të ju lërë pa gjumë fare.

Kështu që në vend se të shikoni edhe sa minuta ju kanë mbetur pa fjetur më mirë injoroni orën.

Mos shkoni në banjo

Qëndroni në shtrat. Mos lëvizni edhe pse ju ndoshta dëshpërimisht po kërkoni që të lehtësoni fshikëzën tuaj por kjo gjë nuk ju ndihmon pasi mund të mbeteni pa gjumë.

Temat
Shëndet

Të afërta