“Vip-at e bllokut” kapin një detaj aspak të këndshëm në fytyrën e Noizyt (Foto)

Faqja “Vip-at e bllokut” është kthyer tashmë në ‘fobinë’ e artistëve shqiptarë.

Kjo faqe satirike është bërë e njohur për publikun si faqja që ‘demaskon’ yjet e showbizit me anë të fotografive që publikojnë nga arkivat e së kaluarës, duke i krahasuar me ato të tashmes, gjë e cila ua nxerr atyre në shesh bukurinë artificiale.

Së fundmi, shënjestra e tyre ka qenë reperi Noizy, i cili përderisa ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, u kap në një moment nga kamera duke zbuluar një defekt aspak të këndshëm tek dhëmbët e tij.

Faqja në fjalë nuk humbi shansin dhe e publikoi në rrjetin social Instagram, duke e shoqëruar me mbishrkimin ironizues: “I rroftë ferrari”.

“Vip-at e blokut” kapin këtë detaj aspak të këndshëm tek dhëmbët e reperit Noizyr. Foto nga InstaStory.
Nuk dihet nëse fotografia e publikuar ka qenë montazh apo e vërtetë, megjithatë ka irrituar fansat që e ndjekin këtë faqe.

Temat
Showbiz

Të afërta