Robinho: Reali bllokoi transferimin tim te Chelsea

Robinho ka akuzuar Real Madridin se bllokoi transferimin e tij te Chelsea.

Braziliani ishte pjesë e Real Madridit për tre sezone, ku kishte regjistruar 101 paraqitje dhe 25 gola.

Ai në vitin 2008 ishte transferuar në Premierligë te Manchester City, tek e cila skuadër qëndroi dy sezone.

33 vjeçari në një intervistë të dhënë së fundi, ka zbuluar se ishte afër transferimit te Chelsea, por ai transferim ishte bllokuar nga Real Madridi.

“Qëllimi im ishte që të kaloja te Chelsea. I madh Phil më kishte thënë se unë mund të bëjë diferencën në skuadrën e tij, pasi nuk kishte mjaft lojtar kreativ”, ka deklaruar Robinho, përcjell lajmi.net.

“Por Real Madridi bllokoi transferimin te Chelsea, ata nuk donin që fanellat e mija të dilnin në shitje para se transferimi të kompletohej”.

Temat
BotëSport

Të afërta