Rezoluta e Knut Fleckenstein, çfarë do të kërkojë PE-ja nga Shqipëria

Sot pasdite Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian do të nisë diskutimet dyditore rreth raportit të eurodeputetit Knut Fleckenstein për ecurinë e reformave në Shqipëri.

Sipas këtij raporti Fleckenstein do të kërkojë zbatimin e shpejtë të Reformës në Drejtësi dhe në veçanti të “vetting”-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në mënyrë që të vijojë procesi i integrimit.

Një vend të rëndësishëm do të kenë edhe zgjedhjet e 18 qershorit.

Komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore, që të përfundojë rishikimin e Kodit Zgjedhor me rekomandimet e OSBE-ODHIR-it, duke mos përfshirë kriminelë në listat e kandidatëve për deputetë.

231 amendamentet e paraqitura përmendim ato të një grupi eurodeputetësh të djathtë të kryesuar nga Eduart Kukan, ku kërkohet që zgjedhjet parlamentare të jenë kusht për autoritetet shqiptare, në mënyrë që të vijohet më tej procesi i integrimit.

Temat
Lajme

Të afërta