Nga Zallheri për të trafikuar drogë në Greqi, e pëson në Kapshticë! (VIDEO)

Një 29-vjeçar nga Zallheri i Tiranës u arrestua nga policia pasi u kap në Kufirin e Kapshticës në tentativë për të trafikuar drejt Greqisë 30 kilogramë kanabis.

Aldo Neli u arrestua pasi gjatë kontrollit të detajuar të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) automjetit tip “Audi”A6 me targa AA960PN, të cilin drejtonte, 29 vjeçari në një vend të modifikuar midis sediljes së prapme dhe bagazhit, u gjetën 31 pako të mbështjella me letër natriban, me lëndë narkotike.

Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe marrja e deklarimeve rezulton se Neli kishte si destinacion qytetin e Selanikut/Greqi.

Ai akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”

Temat
Rajon

Të afërta