Mustafi ka një dëshirë vështirë të realizueshme

Shkodran Mustafi ka një dëshirë, ta përfundojë sezonin pa humbje

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, po kalon një sezon fantastik në Premierligë. Këtë e tregojnë më së miri statistikat e “Topçinjve”, të cilët nuk dinë për humbje me mbrojtësin shqiptar në formacion, shkruan Sky Sport.

Ish mbrojtësi i Valencias, shpreson se do të vazhdojë kjo ecuri pozitive, edhe përkundër se e pranon që do të jetë shumë e vështirë në Premierligë.

“Shpresoj se do të vazhdoj me këto statistika deri në fund të sezonit”, tha ai për Sky Sports News.

“Do të jetë e vështirë, por duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe do të tentoj gjithmonë të jam më të mirën, më pas rezultatet do të vinë”, shtoi më tej Mustafi.

Temat
Botë

Të afërta