Inteligjenca artificiale ia kalon njerëzve në testin e IQ-së

Hulumtuesit e universitetit Northwestern kanë krijuar një model për programin e inteligjencës artificiale i cili ka performuar më mirë se njerzit në testin standard visual të IQ.

Testi përmban një seri të mostrave dhe pyet të testuarin të zgjedh se cila mostër prezanton progresin natyral të serisë.

Këta hulumtues kanë deklaruar se rezultati është një hap i rëndësishëm për të bërë intelegjencën artificiale të kuptoj botën sikur njerëzit.

“Problemet që janë të vështira për njerëzit janë të vështira edhe për IA, duke dhënë kështu dëshmi se operacioni është duke kapur disa nga tiparet e rëndësishme të aftësisë njohëse të njerëzve.” – ka bërë të ditur Ken Forbus nga ekipi i universitetit.

Nëse dojmë që kompjuterët të zgjidhin probleme të komplikuara, duhet që t’i bëjmë ata të kuptojnë analogjinë e gjërave dhe më pas të formojnë përfundime duke i lidhur dy tema të ndryshme, dhe për këtë arsye, hulumtuesit kanë zgjedhur programin e analogjive.

Temat
Fun

Të afërta