Showbiz

Guardiola – Victoria, kjo është bukuroshja që u pa në krah të trajnerit spanjoll (Foto)

By Dijart Dyla

January 30, 2017

Pep Guardiola është parë në krah të bukuroshes ruse Victoria Lopyreva të dielën mbrëma

Në prag të startit të Ligës së Kampionëve, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka përfituar këtë fundjavë për të ndjekur nga pranë rivalët e Monacos, të cilët luajtën ndaj PSG’së dhe barazuan rezultatin në 1:1 në fund të ndeshjes.

Trajneri spanjoll e pa ndeshjen së bashku me super modelen ruse, Victoria Lopyreva, tashmë prezantuese e njohur, dikur “Miss Russia” 2003. Ajo është një fanse e zjarrtë e futbollit dhe të dielën mbrëma kishte mundësin që të takonte edhe Guardiolën, ku edhe bëri një foto, që më pas e postoi atë në rrjetet sociale.