Një kamion është përplasur me një makinë në fshatin Katund i Ri, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një vajzë 19-vjeçare.
Vajza me inicialet R.Ç udhëtonte pasagjere në një makinë Volkswagen që drejtohej nga 21-vjeçari E.B me banim në Durrës.
Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, gjendja shëndetësore e 19-vjeçares është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.