A duhet veshur çorape gjatë gjumit?

Keni menduar se të flesh me çorape nuk është mirë? Për shkak të përfitimeve që qëndrojnë prapa këtij veprimi së shpejti do të mund të ndryshoni mendjen tuaj.

Kur jemi te çorapet, njerëzit ndahen në dy grupe, ata që flenë me çorape dhe ata që duan që këmbët të jenë të zhveshura në këtë kohë.

Edhe pse duket se kjo është më shumë një gjë e zakonshme dhe vendim personal i çdo personi, duket se pas veshjes së çorapeve në shtrat fshihet një teori e vërtetë shkencore.

Jo vetëm që çorapet gjatë gjumit rekomandohen për të gjithë por pikërisht ato mund t’ju ndihmojnë nëse keni probleme me pagjumësi.

Nëse këmbët tuaja janë shpesh të ftohta, çorape do t’i ngrohin dhe do të shkaktojë zgjerim të enëve të gjakut, të cilat do të japin sinjal për trurin tuaj se është koha për gjumë. Në fakt janë këmbët që rregullojnë temperaturën tuaj të jashtme, kështu që nëse jeni të ndjeshëm ndaj të ftohtit, fjetja me çorape është zgjedhja e duhur për ju.

Temat
Shëndet

Të afërta