Fun

Ja çfarë i pëlqente diktatorit jugosllav Tito

By Dijart Dyla

January 22, 2017

Të gjithë ata që duan të dinë më shumë për jetën private të Tito’s, për mënyrën se si ka jetuar, çfarë i ka pëlqyer, si është dukur një ditë e tij e zakonshme mund ta vizitojnë “Shtëpinë e Luleve” e cila është pjesë e Muzeut të Jugosllavisë ku është vendosur një pllakë “Tito, personalisht”.

Aty janë shfaqur 61 eksponate dhe 128 stafeta që i janë dhuruar për ditëlindje Presidentit të përjetshëm jugosllav, po ashtu, veshjet, këpucët, syzet, shkrepëset dhe gjëra tjera.

Për diktatorin jugosllav thuhet se ka qenë merakli, i filmit, rrezitjes dhe fotografisë. Dhe pikërisht kur i ka bërë këto gjëra thuhet se askush nuk ka guxuar ta pengojë.